Do ndryshojë statusi i Jerusalemit? Mbreti i Jordanisë: Jemi gati për luftë
Mbreti i Jordanisë është shprehur se është i përgatitur për luftë nëse statusi i vendeve të shenjta të Jerusalemit ndryshon. Deklaratat e mbretit Abdullah II vijnë në një kohë kur Izraeli përgatitet për betimin e asaj që ka të ngjarë të jetë qeveria më e djathtë në historinë e vendit.
Ai tha se në vendin e tij ka shqetësime se Izraeli po përpiqet që të shtyjë për ndryshime në kujdestarinë e tij të vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
“Nëse njerëzit duan të hyjnë në një konflikt me ne, ne jemi mjaft të përgatitur. Më pëlqen gjithmonë ta besoj këtë, le ta shohim gotën gjysmë plot, por ne kemi disa vija të kuqe. Nëse njerëzit duan t’i kalojnë ato vija të kuqe, atëherë ne do të merremi me situatën”.
KOHA JONË SONDAZH

