Drama e një nënë që polici i vrau të birin 17-vjeç, shteti i kërkon 183 euro për pastrimin e gjakut në rrugë
Shteti nuk pyet për dhimbjen e një nëne. 17-vjeçari Davide Pavan ishte duke u kthyer në shtëpi me skuterin e tij, kur u përplas për vdekje nga një makinë policie që provincën Treviso në Itali. Pas aksidentit të ndodhur më 8 maj 2022, u bë testi i alkoolit të policit dhe rezultoi që ishte pozitiv me alkool.
Nëna e tij, Barbara Vedelago përveç dhimbjes së madhe që prindërit po përjetonin atë kohë, ata u përballën edhe me një të papritur tjetër, të cilët në fillim menduan se ishte thjesht një shaka e keqe.
Një faturë i erdhi në shtëpi e cila i kërkonte të paguanin 183 euro për pastrimin e vendit ku ndodhi aksidenti, nga gjaku dhe nga papastërtitë e tjera. Jo vetëm kaq, por disa ditë më parë polici ra dakord për një marrëveshje e cila kërkonte pranimin e fajit dhe dënimin me tre vite e 6 muaj burg.
“E di mirë që edhe po të kishte shkuar në burg ai polici, nuk do ta kisha kthyer djalin, por mendoj se ligji, është ende shumë i butë ndaj atyre që shkaktojnë një aksident. Por i gjithë sistemi është i gabuar dhe fatura e pastrimit është vetëm një nga shumë episode. Në këta gjashtëmbëdhjetë muaj, unë, im shoq dhe vëllai i vogël i Davides jemi ndjerë të braktisur, sikur dhimbja jonë të mos kishte rëndësi”, shprehet nëna e Davide.
KOHA JONË SONDAZH

