Dy ditë para votimeve, rivali politik i Erdogan tërhiqet nga gara

Dy ditë para votimeve, kandidati presidencial turk Muharrem Ince është tërhequr nga gara përballë presidentit aktual Erdogan. Ince kishte numër të ulët të sondazheve dhe disa figura të opozitës kishin frikë se ai do të ndante votat me Erdoganin.

Për të opozita do e bënte fajtor për humbjen e zgjedhjeve përballë Erdogan, ndaj ai preferoi të tërhiqej. “Nuk dua të më fajësojnë mua kur humbasin”, tha ai duke iu referuar opozitës kryesore.

Partia e tij e qendrës, Atdheu, do të mbetet në garën parlamentare. “I bëj thirrje secilës familje t’i japë Partisë Atdheu të paktën një votë”,-tha ai. Ince nuk mbështeti asnjë nga kandidatët e mbetur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?