Dy helikopter perplasen në ajër në Australi, 4 persona humbën jetën (VIDEO)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku dy helikopterë janë përplasur në ajër, që solli rrëzimin e njërit prej tyre në Queensland të Australisë. Incidenti ndodhi në orën 14:00 (me orën lokale) pranë parkut argëtues turistik Sea World në rajonin e Gold Coast.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, 4 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën pas incidentit. Ndërkohë video e përplasjes ajrore, e shpërndarë nga mediat e huaja, ka bërë xhiron e rrjetit.
Njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej kur ata u përplasën, duke bërë që njëri të binte dhe tjetri të ulet. Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

