Dy tifozët suedezë që u vr*anë në Bruksel, autori ishte arratisur nga burgu

Personi që qëlloi për vdekje dy tifozët suedezë të futbollit në Bruksel ishte arratisur nga një burg në Tunizi. Abdesalem Lassoued ishte dënuar me 26 vjet burg në vitin 2005, për disa krime, përfshirë këtu dhe tentativë vrasje.

Ai u arratis në vitin 2011 dhe arriti të hipte në një varkë për të mbërritur ilegalisht në ishullin italian të Lampedusa.

Lassoued përfundimisht u zhvendos në Belgjikë, ku ai aplikoi për azil, kërkesë e cila iu refuzua. Autoritetet tuniziane i kishin kërkuar Belgjikës që të kthente Lassoued në shtëpi në gusht 2022. Zyrtarët belgë morën kërkesën për ekstradim, por nuk e përpunuan atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?