“E ka pushtuar djalli”, prifti torturon vogëlushen (VIDEO)

Një prift ortodoks rrezikon të përballet me një gjykatë të kishës, pasi një video e tij duke torturuar një vajzë të vogël është bërë virale në rrjet. Ilia Semiletov është pezulluar nga posti i tij në Kishën Ortodokse Ruse pasi pagëzoi, në mënyrë të dhunshme, një vajzë dyvjeçare, e cila sipas tij, kishte Djallin brenda saj.

Në videon e publikuar mund të dëgjohen ulërimat e vajzës ndërkohë që prifti e detyron me forcë që të fuste kokën nën ujë. Dyshohet se Semiletov, në përpjekje për ta zhytur në ujë i goditi pjesën e parme të kokës vajzës.

Akuza këto që Kisha përkatëse dhe nëna e vajzës i kanë mohuar. Pagëzimi u bë në vitin 2016 por videoja është bërë virale vetëm së fundmi, pasi u shpërnda në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?