E konfirmon Zelensky: Marrëveshja e grurit është zgjatur me 4 muaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfimruar se marrëveshja e grurit në Detin e Zi do të zgjatet me 120 ditë me përpjekjet e Turqisë dhe OKB-së.

“Marrëveshja e grurit do të zgjatet për 120 ditë. Ukraina së bashku me (Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së) Antonio Guterres dhe (Presidentin turk) Recep Tayyip Erdogan morën vendimin kyç në luftën globale kundër krizës ushqimore. Në pritje të njoftimit zyrtar nga partnerët, Turqia dhe OKB-ja”, shkroi Zelenskyy në Twitter.

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit dhe marrëveshja e grurit ka luajtur një rol vendimtar në uljen e çmimit të grurit dhe të mallrave të tjera globalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?