Lumi në Helmsdale në Skozi ka ofruar një pamje të jashtëzakonshme në këtë stinë dimri. E gjithë sipërfaqja e tij është mbuluar nga copa akulli që janë në formë keku. Ato janë të madhësive të ndryshme.
Fotograf i natyrës Daniel Norrie, 31 vjeç, bëri foto të kësaj mrekullie natyrore.
Copat e akullit në formë rrethore duket sikur janë bërë nga dora e njeriut. Ai tha se nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë në jetën e tij.


