E pazakontë, por emigrantët marrin kontrollin e një anije turke në brigjet e Napolit

Në ishullin Ischia në Gjirin e Napolit, rreth 15 emigrantë të pajisur me thika, kanë arritur të marrin kontrollin e një anije turke, Galata Seaways e cila kishte si destinacion Francën.

Forcat speciale italiane kanë reaguar menjëherë, duke ngritur në ajër edhe dy helikopterë dhe kanë bërë të mundur kthimin pjesërisht në normalitet të situatës. “Anija është gjetur, por ende nuk është e sigurt pasi emigrantët janë mbyllur brenda saj”, tha ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Asnjë nga anëtarët e bordit të anijes nuk është lënduar nga kjo ngjarje. Anija u nis nga porti Topcular në Turqi, më 7 qershor, me destinacion portin Sete në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?