Edhe Mali i Zi strehon të liruar nga Guantanamo

Mali i Zi ka strehuar edhe jemenasin e dytë të liruar nga Guantanamo. Kjo u bë në bazë të programit që e ka nisur qeveria e SHBA-ve me qëllim që të mbyllë bazën Guantanamo në Kubë.

Fjala është për Abdel Malik Abdel Wahab al-Rahabi i cili në Guantanamo është nga janari i vitit 2002 e sipas thënieve të Wikileaksit e të New York Times, Rahabi ka qenë roje e ish-liderit të Al Kaidës Osama Bin Laden me të cilin ka pasur lidhje familjare.

Media të tjera amerikane shkruajnë se ai ka qenë roje e Bin Ladenit, por kjo nuk është konfirmuar kurrë, njofton aljazeera.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“SHBA falënderon qeverinë e Malit të Zi për gatishmërinë që të përkrahë përpjekjet e saj për të mbyllur objektin e burgut Guantanamo”, thuhet në kumtesën e Pentagonit .

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Malit të Zi ka kumtuar se ky shtet ka “marrë përgjegjësinë për risocializim të një të burgosuri dhe kthimin e tij te familja”.

“Fjala është, sikur dhe në rastin e parë të janarit të këtij viti, për shtetasin jemenas i cili disa vite ka qëndruar në Guantanamo dhe i cili, sikur dhe personi parë i strehuar sipas këtij programi, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë amerikane e malazeze, nuk paraqet rrezik për shtetin dhe për qytetarët e Malit të Zi.”

Jemenasi ka kërkuar azil, por sipas ligjit nuk është e mundur të merren informacione të tjera.

Me strehimin e këtij jemenasi, Mali i Zi ka përmbushur kuotën që e ka parashikuar.

Në këtë program marrin pjesë më shumë se 50 shtete, nga të cilat janë B-H, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Portugalia, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Zvicra, Italia, Rusia, Letonia, Estonia, Hungaria dhe Sllovakia.

Në Guantanamo, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan në vitin 2001, kanë qëndruar 780 të burgosur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?