Ekspertët: Ja pse flamuri amerikan është mbrapsht në uniformat e ushtarëve

E keni vrarë ndonjëherë mendjen se pse flamuri amerikan shfaqet mbrapsht në uniformat e ushtarakëve amerikanë?

Kur në u bëjmë fotografi flamurëve, shtiza është gjithmonë në të majtë dhe flamuri vetë qëndron i valëvitur në të djathtë.

Kur vjen puna te flamuri amerikan, yjet janë gjithmonë në pjesën e sipërme në të majtë, veç rasteve kur flamuri paraqitet në uniformat e ushtarëve. Në këtë rast, ujet janë në pjesën e sipërme, në të djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si duket, nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim fabrike, por në fakt është diçka e menduar mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç shpjegon eksperti ushtarak dhe gazetari Tim Marshall, kjo ndodh pasi flamuri duhet të jetë gjithmonë me ‘fytyrë’ përpara.

Me pak fjalë, në këtë rast, krahu i ushtarit luan rolin e shtizës dhe kur ata ecin para, flamuri ‘valvitet’ pas tyre. Pak a shumë njëlloj siç qëndrojnë flamurët kur janë të vendosur në një makinë.

Tim shton për Business Insider:

Është një shenjë respekti për flamurin amerikan. Dhe, merret shumë seriozisht fakti që flamuri duhet të jetë i drejtuar përpara.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?