Ekzekutimi i fundit publik në SHBA

Rainey Bethea u bë zezaku i fundit që ekzekutohej publikisht në SHBA, teksa turma e rreth 20,000 spektatorëve pa një prej varjeve më makabre që mbahen mend. Varja brutale publike e 13 gushtit 1936 u krye nga një ekzekutues i dehur dhe në mes të një cirku njerezish e mediash, çka solli më vonë dhe ndalimin e procedurës.

Bethea i cili ishte 27 vjeç kur vdiq, pranoi përdhunimin dhe vrasjen e 70 vjeçares Elza Edwards më 7 qershor 1936, pasi kishte hyrë me dhunë në shtëpinë e saj.

Bethea kishte qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe kreu krimin fatal teksa ishte në liri me kusht. Lajmet që ekzekutimi u krye në një atmosferë karnevali dhe me zyrtarë të dehur, ishte një nga arsyet që shteti i Kentucky të ndalonte varjet publike në 1938.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?