Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë mbledhje urgjente të Kombeve të Bashkuara për situatën në Gaza

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet “sa më shpejt të jetë e mundur”, pas fillimit të operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në Gaza dhe ndërprerjes së telekomunikacionit në enklavën palestineze.

Këshilli mund të mblidhet që nesër. Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan informim nga kreu i agjencive të ndihmës së OKB-së Martin Griffiths dhe kreu i agjencisë palestineze të refugjatëve (UNRËA) Philippe Lazzarini.

Kujtojmë se bombardimet e Izraelit ndaj Gazës janë intensifikuar. Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza tha më herët se numri i njerëzve të vrarë në territor që nga 7 tetori është rritur në 7,650 si rezultat i sulmeve. Ministria tha se 19,450 njerëz të tjerë janë plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?