FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan: Evropa po nxit terrorizmin

Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar sot Evropën se po e nxit terrorizmin duke e përkrahur PKK-në.

Gjithashtu ai ka thënë që nuk i intereson nëse Europa e quan atë diktator për shkak se po e lufton grupin militant kurd dhe simpatizantët e tij.

“Evropa, si e tërë, është duke e nxitur terrorizmin. Edhe pse e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste, është e qartë… ne e shohim se si PKK-ja mund të veprojë shumë lirshëm dhe rehatshëm në Evropë,” ka thënë Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk më bën nëse më quajnë diktator apo sido. Cfarë ka rëndësi për mua është se si populli im më quan,” ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia është kritikuar ndërkombëtarisht pasi që të premten arrestoi liderët e partisë pro-kurde “HDP”, e cila është partia e dytë më e madhe opozitare në Parlament, si pjesë e një hetimi ndaj terrorizmit.

Qeveria turke e akuzon HDP-në se ka lidhje me PKK-në, por partia opozitare i mohon akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?