Erdogan nuk i ndahet Gulenit: Do përndjekim financuesit

Turqia do të ndërmarrë nisma të reja për të shënjestruar financimin e mbështetësve të klerikut Fethullah Gulen jashtë kufijve të vendit. Deklaratën e bëri presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara. Turqia nuk tërhiqet nga ideja se ndjekësit e Gulenit qëndrojnë pas tentativës së dështuar për grusht shteti korrikun e vitit 2016, kur grupe ushtarësh morën tanke e helikopterë, e mësynë ndërtesën e Parlamentit.

Vetë kleriku ka mohuar gjithmonë të ketë pasur gisht në përpjekjen për rrëzimin e Erdoganit, e madje e ka dënuar atë. Në muajin nëntor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu iu dorëzoi zyrtarëve amerikanë një listë me emrat e 84 pjesëtarëve të lëvizjes së Fethullah Gulenit, përfshirë edhe atë vet, të cilët Ankaraja kërkon që të ekstradohen.

Kryediplomati turk, megjithatë, nuk mori asnjë garanci atëherë nga homologu amerikan Mike Pompeo, e as nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, se kërkesa do t’i plotësohej. Fati i Gulenit vazhdon të mbetet burim tensionesh mes dy vendeve, ndonëse marrëdhëniet amerikano-turke u zbutën disi, pasi Ankaraja liroi në muajin tetor pastorin Andrew Brunson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?