FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan sfidon Trump: Tani na jepni Gylenin!

“Personalisht dhe në emër të gjithë vendit tim, mirëpres rezultatin e zgjedhjeve dhe i uroj SHBA-ve një sukses të madh në të ardhmen”, këto janë fjalët e Rexhep Erdogan pas fitores së Donald Trump.

Ai ka nënvizuar më tej rëndësinë e vullnetit të popullit amerikan që i besoi Shtëpinë e Bardhë republikanëve pas 87 vitesh qeverisjë nga demokratët.

Erdogan më tej ka uruar që Turqia dhe SHBA të bashkëpunojnë për zhvillimin e rajonit dhe pas këtyre zgjedhjeve, “SHBA të kontribuojë për të konsoliduar të drejtat, lirinë dhe demokracinë kudo në botë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët e Erdogan janë përforcuar nga ministri i Jashtëm Çavushoglu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falë bashkëpunimit strategjik me SHBA, do të bëhemi më të fortë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte dhe kryeministri Yildirim.

“Nëse SHBA vendos të na dorëzojë Gylenin, do të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?