Erdogani: Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha të botës!
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip ErdoGan ka deklaruar se do ta bëjë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë. Erdogan mori pjesë nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejt në ceremoninë e hapjes së urës Tohma e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas.
“Qyteti ka fituar një urë prej 517 metrash e ndërtuar me teknologjinë më të përparuar. Kur erdhëm në qeveri në krye të prioriteteve tona vendosëm projektet që do të zhvillonin vendin tonë në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, transport, energji, banesat publike dhe deri në sport. Të gjitha qytetet tona i kthyem në një kohë të shkurtër si kantierë.
Me mbështetjen dhe inkurajimin e popullit tonë në 18 vite kemi ndryshuar pamjen e Turqisë në çdo fushë. Mbi këtë infrastrukturë të fuqishme kemi rritur vazhdimisht objektivat tona. Për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë u jemi drejtuar projekteve dhe investimeve më të mëdha”, tha ai, raporton AA.
Presidenti Erdogan tha se “Sot Turqia është një vend i zhvillon i vetëm më shumë se gjysmën e mega projekteve në nivel global. Përderisa kriza lëkundi edhe vendet e zhvilluara, Turqia kishte në sfond një plan të tillë për të dalë me humbjet më të pakta nga ky proces, madje të rrisë objektivat e saj.
Turqia ishte një nga dy vendet që u kuptua se mund ta mbyllte me rritje pozitive vitin 2020 në mesin e vendeve të G-20. Edhe në këtë periudhë problematike prodhimet tona në industri, bujqësi, eksportet tona vazhdojnë të thyejnë rekord pas rekordi. Me guximin e marrë nga fuqia e infrastrukturës tonë, ne rrisim vazhdimisht objektivat, kapacitetet dhe zgjerojmë kryesisht fushat e reja të prodhimit”.
KOHA JONË SONDAZH

