Estonia ndalon hyrjen e Patriarkut Kirill dhe të 66 personave të tjerë

Ministria e Jashtme e Estonisë ka komunikuar sot një listë me 67 shtetas rusë të akuzuar për mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe për persekutim të kundërshtarit Vladimir Kara-Murza, të cilit i ndalohet hyrja në Estoni. Midis tyre është edhe emri i patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse, Krill.

Duke komentuar vendimin, ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna tha se ndalimet e hyrjes u vendosën për këta njerëz si autorë ose bashkëpunëtorë në shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut.

“Patriarku Kirill është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ideologjisë së Putinit. Më në fund ai është futur në listën e zezë, pasi justifikoi dhe favorizoi luftën kundër Ukrainës”, theksoi Tsahkna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?