Europa, masa drastike kundër virusit
Në mbarë Europën, po merren masa drastike për frenimin e koronavirusit. Greqia do të ndalojë qarkullimin në rrugët tokësore dhe detare, si dhe fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Spanjën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Athina zgjati edhe kufizimet e udhëtimit për në Itali. Austria mbylli shkollat e shumicën e dyqaneve, ndaloi grumbullimet me pesë persona dhe zgjeroi listën e vendeve me kufizime udhëtimi.
Njerëzve në Spanjë u është thënë të qëndrojnë brenda, e të dalin vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe, e në ndonjë rast të domosdoshëm.
Rumania po përgatitet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme; Republika Çeke i ka mbyllur kufijtë e me gjasë, do të deklarojë karantinën për të gjithë vendin.
Kufijtë i mbylli dhe Sllovakia. Në Francë, nuk gjen më hapur shkolla, kafene, restorante, kinema, klube nate, por zgjedhjet lokale po mbahen si rregullisht.
Britania ndërkohë vendosi t`i shtyjë me një vit zgjedhjet e saj rajonale që ishin planifikuar në muajin maj. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka urdhëruar të gjithë personat që hyjnë në atje të vetizolohen për 14 ditë, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Masa të ngjashme ka marrë edhe Zelanda e Re.
Lexoni edhe..
Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19
Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”
Policia e Shtetit: Të gjitha pikat kufitare që mbyllen me Greqinë dhe Maqedoninë
Urdhri i Ardi Veliut për Policinë: Ja si do të lëvizin automjetet private ditën e hënë
Editorial/Gjermania jep 500 miliardë euro ndihma për biznesin, po qeveria shqiptare?!
KOHA JONË SONDAZH

