Fauci: Imuniteti i tufës do të arrihet kur të vaksinohet 70 deri 85% e popullsisë
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Antony Fauci ka deklaruar se imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullsisë.
Duke folur për variantet e reja të koronavirusit, të paraqitura në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Brazili dhe Kina, Fauci thotë se ata të gjithë janë virus SARS-CoV-2, por kanë dallime të vogla që mund të çojnë në një ndryshim funksional.
“Antitrupat mund të mos reagojnë në mënyrë efektive kundër tyre. Ndonjëherë kjo i bën atë më të transmetueshëm. Ne e dimë që varianti i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ai i Afrikës së Jugut dhe me shumë mundësi varianti brazilian transmetohen shumë më lehtë”, ka thënë Fauci.
Eksperti amerikan ka deklaruar se vaksinat aktuale të koronavirusit, siç janë: Moderna, Pfizer dhe së shpejti edhe Johnson&Johnson, mund të jenë efektive ndaj koronavirusit të ri. Imunizimi i popullsisë në Shtetet e Bashkuara filloi në mes të dhjetorit të vitit 2020. Deri më 5 shkurt 2021, sipas të dhënave të botuar nga Bloomberg janë dhënë më shumë se 36 milionë doza të vaksinës.
KOHA JONË SONDAZH

