”Ferri” në Tokë, temperatura shkon mbi 80 gradë celsius
Ferri i vërtetë ka zbritur në Kinë. Zona piktoreske e maleve flakëruese në rajonin autonom Xinjiang Uygur pa një temperaturë mahnitëse të sipërfaqes prej 80 gradë Celsius.
Në atë zonë, temperatura më e lartë e ajrit gjatë verës mund të arrijë në 47.8 gradë Celsius, dhe temperatura më e lartë e sipërfaqes në anën me diell, mund të arrijë 82,3 gradë Celsius.
Pavarësisht valës së nxehtë, një numër i madh turistësh kanë vazhduar të vijnë në zonë për të përjetuar të nxehtin ekstrem, pasi vendi është i njohur për hiperterminë.
Për t’i mbrojtur ata nga kushtet e ferrit, zona piktoreske ofron akullore, ventilatorë ftohës dhe medikamente.
KOHA JONË SONDAZH

