Fituesit e çmimeve ”Pulitzer”, kryesojnë gazetat lokale

Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer”, në kategoritë për lajme në gazeta, revista dhe në internet, letërsi dhe kompozime muzikore. Këtë vit kanë kryesuar në fushën e gazetarisë gazetat lokale që publikuan në lidhje me tre sulmet e armatosura vitin e kaluar në SHBA.

Gazeta “Sun Sentinel” që botohet në Florida, është fituese e çmimit në kategorinë “shërbim publik”, me publikimet për investigimin e gabimeve të bëra para dhe pas sulmit nga drejtuesit e shkollës dhe policia në lidhje me sulmin e armatosur në shkollën “Stoneman Douglas” në Parkland.

Gazeta “Pittsburgh Post-Gazette” ka fituar çmimin në kategorinë për “lajmin flash” për gazetarinë në lidhje me sulmin e armatosur më 27 tetor ndaj një sigagoge në Pittsburgh të Pensilvanisë në SHBA ku si pasojë humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 6 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe gazetarët e “Capital Gazette” në qytetin Annapolis në Maryland janë fitues të çmimit “Çmim Special” për shkak se kanë vazhduar me guxim të kryejnë detyrën e tyre të gazetarisë pas sulmit të armatosur më 28 qershor ku një agresor hyri me armë në ambientet e gazetës duke masakruar pesë kolegët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë nderuar me çmimin “Gazetari investigative” gazeta “Los Angeles Times” për lajmet në lidhje me gjinekologun që ngacmonte nxënëset femra në klinikën e universitetit të Karolinës së Jugut.

Agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ merr çmimin “gazetari ndërkombëtare” për lajmet e saj që kanë trajtuar krimet njerëzore të përjetuara në luftën në Jemen. Gazeta “Neë York Times” merr çmimin “gazetari shpjeguese” për lajmet e saj për rregullimet e trashëgimisë të presidentit të SHBA Donald Trump për të shmangur taksën e trashëgimisë.

“Wall Street Journal” merr çmim në kategorinë “gazetari kombëtare” për lajmet e saj që kanë zbuluar se Trump ka paguar dy femra “për të heshtur” gjatë periudhës zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?