Flakët në oqean, bota po flet për ”syrin e zjarrit” (VIDEO)

“Syri i zjarrit” u konsiderua zjarri në Gjirin e Meksikës në oqeanin Atlantik, në perëndim të gadishullit Yucatan. Por fatmirësisht u shua, sipas kompanisë shtetërore të naftës, Pemex, e cila tregoi se shkaku ishte një rrjedhje gazi nga një tubacion nënujor. U deshën më shumë se pesë orë që zjarri të shuhej plotësisht. Angel Carrizales, kreu i rregullatorit të sigurisë së naftës në Meksikë, ASEA, shkroi në Twitter se incidenti “nuk gjeneroi ndonjë derdhje”. Ai nuk shpjegoi se çfarë po digjej në sipërfaqen e ujit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?