Flet djali i mafiozit të njohur: Doja të isha si ai

Djali i njërit prej bosëve më të mëdhenj dhe ‘popullorë’ në Amerikë ka treguar se çfarë do të thotë të rritesh si pjesë e një familje mafioze.

Pas xhirimit të filmit të tij, Gotti, vitin e kaluar, John Jr ka dhënë një pasqyrë unike në një dokumentar të ri me katër pjesë në “History UK”.

John Gotti Jr ka rrëfyer se ai nuk e dinte që babai i tij ishte pjesë e një grupi krimi derisa shokët e tij të shkollës e panë profilin e tij në televizion.

Swiss Digital Desktop Reklama

John Gotti Senior, kreu i familjes Gambino, njihej si një nga figurat më “popullore’ dhe publike të botës së krimit të organizuar. Jeta e tij ndikoi në krijimin e shfaqjeve televizive si “The Sopranos”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I biri, John Gotti Jr tregoi se kur ai ishte 13-vjeç, babai i tij kishte bërë rreth 9 vite në burg.

John tregon:

E kupton që baballarët e miqve të tu janë gjithmonë prezentë, por, babai jot mungonte. Fëmijët e tjerë qeshnin dhe më thoshin që nuk kam baba. Babai yt nuk do të kthehet në shtëpi… Nëna na ruante si një ari i egër.. u mundua që shtëpia jonë të ishte sa më normale të ishte e mundur.”

Ai shpjegoi më tej se ishte sharmi që kishte ai që e bëri të atin të suksesshëm në atë që bënte.

Gotti Jr vazhdon më tej:

Është dehëse. Karizma e babait tim ishte, në një shkallë prej 1 deri në 10, ishte 11. Doja të isha si ai. Shumica e djemve aspirojnë të bëhen si baballarët e tyre. Nëse ai më thoshte, John ne jemi kasapë. Këta jemi ne, kështu që shko merr një përparëse. Dhe unë shkoja e merrja, e lidhja mbrapa dhe nisja të prisja mishin.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?