Foshnja 8 muajshe në gjyq për borxhin 13 mijë euro

Një gjyq i jashtëzakonshëm po zhvillohet në qytetin gjerman të Zwickau. Një foshnje 8 muajshe është në gjyq për shkak të një borxh të trashëguar prej 13.000 eurosh. Mila trashëgoi borxhin e gjyshit të saj dhe mund të dënohet për faturat e telefonit dhe abonimin në kanalin sportiv Sky. E gjithë çështja filloi kur gjyshi i Milës, Roni ndërroi jetë në vitin 2018 dhe nëna e saj, Sophie Reinold, 19 vjeç, ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Ajo dhe i dashuri i saj refuzuan të paguanin borxhin e tyre pasi u thirrën në gjyq pas lindjes së vajzës. Ky vendim i tyre rezultoi me ftesë në gjyq për Milën, cila sipas ligjeve në fuqi kishte trashëguar borxhin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?