FOTO-EMRI/ Vritet 47-vjeçarja shqiptare në Milano

Një grua shqiptare 47 vjeçare është goditur për vdekje në komunën San Giuliano Milanese në provincën e Milanos.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë provinciale që lidh këtë komunë me komunën Melegnano, rreth orës 13.00 të ditës së sotme ( e dielë 7 shkrut 2021).

Shqiptarja 47 vjeçare, e identifikuar me emrin Luljeta Heshta, punonte si prostitutë, kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali e ishte me precedentë penalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmitarëve ajo është goditur nga një mashkull i veshur me rroba të zeza që menjëherë pas krimit është larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima është goditur 5 herë me thikë duke marrë dy plagë në kurriz e tre në këmbë.

47 vjeçarja shqiptare është shoqëruar menjëherë në urgjencën e spitalit Humanitas di Rozzano, ku ka ndërruar jetë.

Auotoritetet policore milaneze po hetojnë mbi ngjarjen e kanë shpallur në kërkim autorin e këtij krimi. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?