FOTOLAJM/ Votimi i veçantë nga deputetja në Kuvend, ndodh për herë të parë në histori

Në Kuvendin e Italisë këtë të mërkurë ka ndodhur diçka e veçantë. Gilda Sportiello, (deputete e Lëvizjes 5 Yjet) është deputetja e parë italiane që hyn në Dhomën e Montecitorio dhe merr pjesë në një votim teksa mban dhe ushqen me gji djalin e saj të porsalindur.

“Sot është një ditë e rëndësishme sepse për herë të parë një grua deputete lejohet të ushqehet me gji në dhomë. Një mesazh i qartë për vendin: në asnjë vend pune dhe asnjë grua nuk duhet të pengohet ta bëjë këtë.

Të gjitha nënat që punojnë duhet të jenë në gjendje të ushqejnë me gji dhe nuk duhet të detyrohen të ndërpresin ushqyerjen me gji për t’u rikthyer në punë. Iniciativa u mirëprit, shpresoj që të gjitha propozimet që po bëjmë për përmirësimin e pajtimit ndërmjet amësisë dhe punës të mirëpriten me të njëjtin entuziazëm”,-tha deputetja Gilda Sportiello.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?