Franca digjet në natën e katërt të trazirave, Ministria e Brendshme raporton për 1 mijë të arrestuar
Të gjitha qytet e Francës kanë raportuar deri në orët e para të mëngjesit për trazira të dhunshme, për të katërtën ditë me radhë, pas vrasjes së një 17 vjeçari nga Policia.
Oficeri që qëlloi Nahel M. i ka kërkuar falje familjes, por vdekja e adoleshentit ka ringjallur ankesat për policinë dhe profilizimin racor në periferi të Francës. I riu ishte me origjinë algjeriane por jetonte me nënën e tij në Nanterre, një qytet në perëndim të Parisit.
Ministria e Brendshme thotë se policia franceze ka arrestuar 994 persona mbrëmjen e së premtes. Në Marsejë, 88 persona u arrestuan dhe një dyqan armësh u grabit, duke bërë që kryebashkiaku i qytetit t’i bënte thirrje qeverisë kombëtare për trupa shtesë.

Trazirat e përhapura në Francë vijnë në të njëjtën kohë kur pritet të nisë dhe ngjarja më e famshme sportive Tour de France. Gara do të fillojë këtë të shtunë në Spanjë dhe do të përshkojë disa etapa edhe në Francë, për t’u mbyllur më 23 korrik në Paris.
KOHA JONË SONDAZH

