Frika nga riinfektimi, Johnson izolohet bashkë me një nga ministrat në Angli
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i Financave, Rishi Sunak do të izolohen për të pakatën 10 ditë, pas njoftimit se kanë pasur kontakte me një person që rezultoi i infektuar me variantin Delta të Covid.
Boris Johnson e ka kaluar një herë Covid, ndërkohë që është edhe i vaksinuar me të dyja dozat e AstraZeneca. Zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë në programin më të ri të qeverisë, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës.
Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta për papërgjegjshmëri. Mediat britanike dyshojnë se personi i kontaktit ka qenë ministri i Shëndetësisë Sajid Javid, që njoftoi një ditë më parë se kishte rezultuar pozitiv me Covid. The Sunday Times më herët ka raportuar se Johnsoni ka pasur një takim të gjatë me Javidin më 16 korrik.
KOHA JONË SONDAZH

