Gjenerali rus që udhëhoqi pushtimin e Ukrainës, por sot gjendet i vdek*ur

Gjenerali rus Gennady Zhidko, 58 vjeç, është gjetur i vdekur këtë të mërkurë. Ai është njeriu që udhëhoqi ofensivën ruse për pushtimin e Ukrainës si komandant i Grupit Jugor të Forcave ruse, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ai u shkarkua dhe vendin e tij e mori Sergei ‘Armageddon’ Surovikin.

58-vjeçari shërbeu edhe si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse në Siri në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u emërua Komandant i Qarkut Ushtarak Lindor.

Gjeneralit Zhidko iu dha edhe titulli më i lartë “Hero i Rusisë”, ndërsa ishte për një periudhë kohe edhe zëvendësministër i Mbrojtjes në vitin 2021. Vdekja e Gennady Zhidko është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, por nuk dha asnjë detaj më tepër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?