Gjyshja 17-vjeçarit të vrarë në Francë: Të ndalen trazirat, Naheli është justifikim

Placeholder Image

Gjyshja e Nahel M, 17-vjeçarit që u vra nga një polic gjatë një ndalesë trafiku më 27 qershor, ka bërë thirrje për përfundimin e trazirave në mbarë Francën që u nxitën nga vrasja e nipit të saj.

“Nuk duam që ata protestuesit të shkatërrojnë dyqane, autobusë dhe shkolla. Ata po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen”, tha Nadia në një intervistë të dhënë për BFM TV.

Ajo tha se beson se zyrtari policor përgjegjës për vrasjen e nipit të saj do të ndëshkohet, ndërsa tha se “zemra po më dhemb” kur u pyet për paratë që i janë dhuruar zyrtarit policor pas vrasjes së Nahelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam e lodhur. Ka marrë fund, fëmija im nuk ka më jetë. Mos i shkatërroni shkollat, mos i shkatërroni autobusët. Ka shumë nëna që i përdorin ata autobusë”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Dislokimi masiv i policisë është mirëpritur nga disa banorë të frikësuar të lagjeve të shënjestruara dhe pronarë dyqanesh, dyqanet e të cilëve janë plaçkitur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?