Greqia konfirmon 90 të infektuar me koronavirus
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se 90 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Kujtojmë se pesë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të martën, duke e çuar numrin e të prekurve në 89 persona.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha të hënën pasdite se 11 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 84.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias u bëri thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi, nëse shfaqin simptoma të dyshimta.
Në Greqi është pezulluar mësimi në të gjitha institucionet arsimore për 14 ditë, si një masë paraprake për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
KOHA JONË SONDAZH

