Greqia, vendi i parë që përdor një pasaportë anti-covid

Greqia ka vënë në dispozicion certifikata vaksinimi kundër Covid-19. Sipas mediave greke, ato janë një dokument mjekësor që do ta kenë personat që kanë marrë dy doza të vaksinave. Për të parandaluar falsifikimin, certifikata dixhitale e vaksinimit ka një vulë dixhitale, kod verifikimi dhe kod QR, në mënyrë që procesi i verifikimit të vërtetësisë së tij të jetë i lehtë dhe i menjëhershëm.

Ministri i qeverisë dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, ka bërë të ditur se deri më tani përmes platformës gov.gr, janë shpërndarë 55,000 certifikata vaksinimi. Për përdorimin e certifikatave, ministri vuri në dukje se është një certifikatë që ka një qëllim shëndetësor.

Një debat është hapur në BE me iniciativën e Kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis që kjo certifikatë të përdoret si një mjet lehtësimi, për të kaluar kufirin. Bazuar në të dhënat e 18 shkurtit, deri më tani në Greqi janë kryer gjithsej 634.037 vaksina, nga të cilat 430.124 kanë të bëjnë me dozën e parë të vaksinave, ndërsa 203.913 kanë marrë të dyja dozat. Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 180,672 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,321 pacientë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?