FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grindja me aleatët, Trump largohet më herët nga samiti i G7

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të qëndrojë deri në fund të samitit të G7-ës në Kebek këtë fundjavë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pas shkëmbimeve të mosmarrëveshjeve me presidentin francez, Macron dhe kryeministrin kanadez Trudeau lidhur me tarifat amerikane mbi metalet.

Trump do të largohet nga takimi me liderët botërorë në Kanada, të shtunën në orën 10:30 (14:30 GMT), dhe do të shkojë për në Singapor për t’u përgatitur për bisedimet me liderin koreano-verior Kim Jong Un, që do të zhvillohen të martën.

“Everett Eissenstat, ndihmësi i Trumpit, do të përfaqësojë SHBA-në në pjesën tjetër të G7-ës”, njoftoi sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për median, Sarah Sanders.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump pritet të marrë sot një pritje të ftohtë në samitin e G7-ës për shkak të tarifave tregtare të imponuara kohët e fundit mbi aleatë si Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?