Habitet nëna dhe mjekët, vogëlushja vjen në jetë e “pajisur” me dy dhëmbë

Një nënë e re nuk u ka besuar syve kur ka parë se vajza e saj e porsalindur kishte dy dhëmbë në nofullën e poshtme.

18-vjeçarja Nerissa Woodward, solli në jetë fëmijën e saj të parë, Emilia Harper Jaymes Bridge dhe vetëm pak orë më vonë e kuptoi se vajza e saj kishte dy dhëmbë të mprehtë.

Foshnja erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane natën e ndërrimit të viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm një orë pas lindjes, Nerissa dhe partneri i saj 20-vjeçar e kuptuan se vajza e tyre kishte dy dhëmbë. Më pas ata njoftuan maminë dhe mjekët.

Swiss Digital Mobile Reklama

18-vjeçarja u shpreh:

Mbeta e tronditur kur e kuptova se vajza ime e vogël kishte lindur me dy dhëmbë. Me t’i parë dërgova partnerin tim që të thërriste një mami..Ekipi mjekësor tha se është shumë e rrallë që foshnjat të lindin me dhëmbë dhe kjo ishte e çuditshme.”
Vajzës së vogël iu hoqën dy dhëmbët nga ekipi mjekësor sepse ata ishin të parakohshëm dhe jashtëzakonisht të mprehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?