Hackerat sulmojnë sistemet e kombëtares, dorëzohet Federata: Kemi paguar një shpërblim
Hakerat nuk sulmojnë vetëm Shqipërinë. Një histori e pabesueshme e kombëtares holandeze doli në pah pak orë pas përfundimit ndeshjeve në kualifikueset e Euro 2024. Federata e Futbollit të Holandës zbuloi se u kishte paguar një shpërblim hakerëve të cilët kishin arritur që të hakeronin sistemet e saj.
Grupi i veçantë i quajtur Lockbit (nga emri i virusit që nuk lejon përdoruesin të hyjë në kompjuterin e tij nëse nuk paguan) arriti të shkelë të gjitha sistemet e sigurisë dhe të futet në serverin qendror të konfederatës holandeze duke fituar akses në të dhënat personale të të gjithë futbollistët holandezë dhe veçanërisht anëtarët e ekipeve kombëtare.
Punonjësit e Federatës, në bashkëpunim me ekspertë të kësaj çështjeje, u përpoqën të zbulonin saktësisht se çfarë informacioni kishin kriminelët, por më në fund vendosën t’u dorëzoheshin kërcënimeve duke paguar një shumë të konsiderueshëm, të cilën ata nuk e zbuluan.
KOHA JONË SONDAZH

