Harroi vajzën 3 vjeçe në makinë dhe shkoi për të luajtur, shqiptari humb kujdestarinë

Një shqiptar 30-vjeçari ka humbur kujdestarinë e fëmijës së tij në Itali. Shqiptari me profesion kuzhinier, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kishte harruar vajzën 3-vjeçare brenda një makinë, ndërkohë që luante brenda një lokali me makina të lojërave të fatit.

Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari, i cili ishte futur brenda lokalit “Monde” kishte harruar vajzën e tij 3-vjeçare, për 40 minuta brenda makinës, e cila i kishte të mbyllura dyer, ndërsa dritaret lehtësisht të hapura.

Autoritetet italiane, pasi u njoftuan për vendndodhjen e vajzës, e denoncuan shqiptarin me akuzën e braktisjes së personit. Më pas, shqiptarit iu hoq kujdestaria e vogëlushes, e cila në momentin e gjetjes, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?