Havaji goditet nga stuhia e fuqishme, pritet uragani më i madh në 26 vite

Havaji është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorië e tretë të enjten.

Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havaji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë përmes një njoftimi në Twitter se ndonëse kategoria e stuhisë është ulur, situata vazhdon të jetë e “rrezikshme” dhe vërshimet e mëdha përbëjnë “shqetësim të madh”.

Stuhia, e cila pritet të jetë e para kaq e madhe që prek tokën në këtë shtet në 26 vitet e fundit, mund të rezultojë kaq shkatërrimtar, sa guvernatori i Hauait, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?