Hebrenjtë, të alarmuar nga rritja e antisemitizmit

Hebrenjtë në Europë janë të alarmuar nga rritja e anti-semitizmit, pasi një në katër hebrenj të kontinentit të vjetër ka pësuar gjatë vitit të kaluar abuzime të kësaj natyre, disa edhe të dhunshme, e kjo pikërisht në kohën kur ministrat e Brendshëm të bllokut janë zotuar të shtojnë sigurime për komunitetet në fjalë.

Bashkimi Europian ka 508 milionë banorë dhe hebrenjtë e Europës përbejnë rreth 0.2 përqind të popullatës së tij. Në deklaratën e nxjerrë të enjten, ministrat e Brendshëm i kërkonin 28 vendeve anëtare te bllokut t’i shtojnë përpjekjet e tyre për të garantuar sigurinë e komuniteteve, institucioneve dhe qytetareve hebrenj, e kjo sepse, siç theksohet në dokument, urrejtja ndaj hebrenjve mbetet mjaft e përhapur.

Ministrat i nxiten shtetet anëtare ta shtojnë informacionin në arsim mbi holokaustin dhe kujtimin e tij dhe të trajnojnë zyrtarët anembanë bllokut për t’i regjistruar me saktësi të dhënat e krimeve nga urrejtja. Kongresi botëror hebraik konsideron se me këtë deklaratë të tij, Brukseli praktikisht e pranon se në këtë pikë, lipset që të kalohet seriozisht në veprim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edukimi është konsideruar përherë si element kyç në luftën kundër anti-semitizmit, u theksua në një konferencë të mbajtur në Dusseldorf, ku u evidentua se tendencat anti-semite janë përflakur nga konflikti në Lindjen e Mesme, dhe kundër kësaj ndjesie, shoqatat islamike dhe kishat duhet te punojnë bashkarisht mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?