Hëngri bananen 120,000 dollarë në muze, studenti: Isha thjesht i uritur

Instalacionet e artistit italian Maurizio Cattelan kanë qenë vazhdimisht provokative, por së fundmi një prej tyre banania e ngjitur në mur me izolant duket se ra pre e një prej instinkteve bazë, një student në Korenë e Jugut e hëngri sepse ishte i uritur.

Instalacioni i artistit është quajtur ”Comedian”, dhe është një banane e ngjitur në mur me izolant që supozohet se evokon parodinë sociale të Charlie Chaplin, apo dhe “statusin e frytit si emblemë e tregtisë globale”.

Për studentin Noh Huyn-soo objekti në mur ishte vetëm një kujtesë se nuk e kishte ngrënë mëngjesin e plotë, kështu që gjatë vizitës së tij në muzeumin e artit Leeum në Seul, ai e mori dhe e hëngri frytin, megjithë thirrjet e alarmuara të një punonjëseje të muzeumit. Për gati 1 minutë Noh e hëngri të gjithë babanen dhe më pas rivendosi lëkurën në vendin e caktuar në mur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?