“Heshtja para stuhisë”
Liria turke pësoi një rritje të lehtë kundër dollarit të premten pas dobësimit të lehtë të tregtisë. Lira u dobësua të enjten me 1 për qind, pasi zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po kryenin një “luftë ekonomike”.
Vëllimet e tregtisë ishin të vogla kryesisht ato “of shore”, pasi tregjet turke janë mbyllur që nga e hëna pas festës së Kurban Bajramit. Ata do të rihapen të hënën. Lira u mbyll në 6.01 javën e kaluar.
“Ne presim që presionet të rifillojnë, ka shumë të ngjarë javën e ardhshme. Kjo është heshtja para stuhisë “, tha Jakob Christensen, kreu i hulumtimit të EM në Danske Bank.
“Ne i shohim masat e vendosura përpara festës javën e kaluar si masa më shumë të përkohshme lehtësuese sesa marrje me simptomat e krizës,” tha ai, cituar nga “Reuters”.
Përkundër hapave të bankës qendrore për të mbështetur lirën, ajo është dobësuar këtë vit me 37 përqind kundrejt dollarit. Kriza është e rrënjosur në shqetësimin e investitorëve lidhur me ndikimin e Erdoganit në politikën monetare, shoqëruar edhe me acarimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
“Ne me të vërtetë kemi nevojë për disa masa më të rëndësishme nga Turqia para se ta quajmë krizën si të mbaruar”,tha Christensen.
Në një konferencë javën e kaluar, ministri i financave Berat Albajrak siguroi investitorët se Turqia do të dalë më e fortë nga kriza, duke këmbëngulur se bankat e saj ishin të shëndetshme, por ishin të gatshëm të siguronin mbështetje për sektorin nëse ishte e nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

