Hetime për shqiptarin që plagosën në Zvicër, një video publikohet në internet

Të dielën, mbrëmjen e 28 prillit, një shqiptar është plagosur në Gathe të Zvicrës. Policia dhe prokurori kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas tyre, në armë zjarri është gjetur pranë viktimës, derisa ende nuk është bërë e ditur nëse me atë armë ishte qëlluar në drejtim të shqiptarit 36-vjeçar, përcjell albinfo.ch.

Ende nuk është e sigurt nëse ai është qëlluar nga një person, ose ishin më shumë. Sipas mediave zvicerane, mendohet se ai është qëlluar kur po ngiste makinë e tij. Arma është gjetur pranë kokës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

36-vjeçari është ende në kujdes intensiv. Policia nuk ka dhënë shumë detaje tjera për shkak të zhvillimeve të hetimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me këtë rast ka pasur edhe një video në “Youtube”, e që më pas i është dorëzuar policisë, ku shihen disa dëshmitarë duke e ndihmuar dhe duke e thirrur policinë.

Gjithashtu sipas dëshmitarëve ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje, edhe pse nuk është konfirmuar nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?