Historia e tmerrshme që po shokon botën, Ekaterina u mbajt si skllave seksi për 14 vite

Një grua është mbajtur si skllave seksi për 14 vite me radhë, përpara se të arratisej në moshën 33-vjeçare. Ekaterina Belyankina u rrëmbye nga 51-vjeçari Vladimir Cheskidov, i cili tashmë akuzohet për përdhunimin e saj me mijëra herë dhe për mbajtjen kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tij të vogël në fshatin Smolino.

Burri i çmendur u arrestua vetëm javën e kaluar, pasi Ekaterina arriti të arratisej kur ai ishte i dehur. Hetuesit gjetën në shtëpinë ku vajza mbahej peng imazhe pornografike të varura në mur dhe shumë lodra seksi, me të cilat vajza mendohet se është torturuar.

Cheskidov dyshohet se ka vrarë edhe një grua tjetër në shtëpinë e tij, në vitin 2010, pasi kocka njeriu u gjetën përreth pronës së tij. Ekaterina ka thënë se ka qenë dëshmitare e vrasjes së saj dhe u kërcënua nga Cheskidov se nëse nuk do t’i bindej, do të pësonte të njëjtin fat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?