Historike, deputetja e parë me sindromën down: Çdokush mund të arrijë atë që ka në mendje
Historike. Mar Galcerán, anëtare e Partisë Popullore në Spanjë dhe sekretare aktuale e zonës së Valencias të kujdesit për personat me aftësi të ndryshe, do të bëhet zyrtarisht personi i parë me sindromën down që si deputete rajonale në Les Corts të zërë një vend në parlamentin spanjoll.
Në një deklaratë të Partisë Popullore të Valencias thuhet se Galcerán është një “simbol” dhe një “shembull” për njerëzit me aftësi të veçanta “se si në jetë mund të arrini atë që keni vendosur”.
Vetë Galcerán donte t’i dërgonte një mesazh pozitiv kujtdo që e mbështet. “Unë ju kërkoj të punoni, të mos hiqni dorë nga asgjë sepse mund të merrni atë që dëshironi. Fillimisht është e vështirë, por duhet të kapërcesh veten, të vendosësh synime dhe objektiva sepse në fund, sido që të duhet, me këmbëngulje e arrin gjithmonë”, tha deputetja e ardhshme në një deklaratë të saj.
KOHA JONË SONDAZH

