Holanda kërkon pezullimin e regjimit të vizave për Serbinë
Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës miratoi një rezolutë, që i bën thirrje qeverisë së saj që të lobojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse Serbia nuk përputhet me politikën e vizave dhe të jashtme të BE-së.
Propozimi pati mbështetjen e koalicionit qeverisës dhe deputetëve të opozitës. Ai u dorëzua nga deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, Jeoren van Wijngaarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe Sjörd Sjördsma nga Demokratët 66. Propozimi u iniciua nga përfaqësuesi i opozitës, Partia Socialiste (PS), Jasper van Dijk.
KOHA JONË SONDAZH

