Holanda, si Gjermania. Rikthen kontrollin kufitar
Qeveria holandeze do veprojë në kufi ashtu si Gjermania. Në kufi do të ketë kontrolle të shtuara në përpjekje për të shmangur emigracionin e paligjshëm. Masa është përpjekja e fundit e qeverisë për të forcuar kontrollet.
Ministrja holandeze e Migracionit, Marjolein Faber njoftoi politikën e re.
“Është koha për të trajtuar migrimin e parregullt dhe kontrabandën e migrantëve në një mënyrë konkrete. Kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë rivendosjen e kontrolleve kufitare në Holandë nga fillimi i dhjetorit”, tha ajo në një deklaratë.
Masa, e vendosur të hyjë në fuqi më 9 dhjetor, është në përputhje me ligjin e BE-së që kërkon nga shtetet anëtare të njoftojnë Brukselin katër javë përpara se të kufizojnë lirinë e lëvizjes. Pasi deri para shtatorit lëvizja mes zonës Shengen ishte pa kufij.