Hungari, protestuesit përleshen me policinë për Kodin e Punës

Qytetarë të shumtë në Hungari janë përplasur me policinë të dielën.

Ata po protestonin kundër legjislacionit të ri të Kodit të Punës, i cili lejon punëdhënësit që të kërkojnë nga punëtorët që të punojnë deri në 400 orë në vit jashtë orarit të punës.

Përleshjet me policinë filluan kur protestuesit mbërritën në selinë e stacionit televiziv shtetëror MTVA dhe u përpoqën të sulmonin ndërtesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë trazirave policia I qëlloi protestuesit me gaz lotsjellës duke mos u dhënë mundësi që të largoheshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demonstratat filluan të mërkurën, pasi Parlamenti i Hungarisë miratoi legjislacionin e kërkuar nga partia e vijës së ashpër Fidesz, e kryeministrit Viktor Orban.

Në një reagim të dhënë për CNN qeveria është shprehur se “ndryshimet vullnetare në orët e punës” ishin “në interes të punëtorëve” dhe do të lejonin njerëzit të punonin dhe të fitonin më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?