Hungaria burgos bandën për vdekjen e 71 emigrantëve në një kamion

Katër burra kanë marrë dënime 25 vjeçare në Hungari për vdekjen e 71 emigrantëve, të cilët u mbytën në një kamion të mbyllur në Gusht të 2015-s, shkruan BBC.

Policia gjeti trupat e dekompozuara të viktimave në kamionin e regjistruar në Hungari  dhe braktisur afër një fshati austriak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë rritjes së fluksit të emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një afgan, i identifikuar si kreu i bandës mori 25 vjet burg, njësoj si tre bashkëpunëtorët e tij hungarezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

10 të tjerët, bullgarë përveç njërit, morën dënime më të vogla.

Ata u shpallën të gjithë fajtorë për mbytjen e njerëzve.

Në 2015n Europa Qëndrore u përball me një fluks të madh emigrantësh, shumë nga Siria dhe zona të tjera ku kishte konflikte.

Të akuzuarit në gjykatën e Kecskemet, mund të apelojnë vendimet.

Shumë prej tyre shprehën pendesë, ndërsa tre bullgarë nuk ishin prezentë.

Viktimat vinin nga Iraku, Afganistani, Siria dhe Irani. Ndër ta ishin 8 gra dhe katër fëmijë. 59 të tjerët ishin burra.

Të gjithë, përveç njërit janë identifikuar tanimë.

Të mbyllur në trailerin e një kamioni mishi, në një ambient të vetëm, të 71 viktimat besohen se janë  mbytur në më pak se 3 orë nga nisja.

Ata vdiqën në një ditë të nxehtë kur kamioni ishte ende në Hungari. Ai u gjet në Parndorf, sapo kishin kaluar kufirin austriak.

Kamioni, i mbushur me foto salsiçes dhe koka pule, ishte mbyllur hermetikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?