Hungaria ‘shuplakë’ Putinit, i jep lajmin e mirë Ukrainës, ja vendimi që ka marrë

Hungaria do t’i dërgojë 187 milionë euro ndihmë financiare Ukrainës, si pjesë e një pakete të planifikuar të mbështetjes së BE-së. Qeveria e kryeministrit Viktor Orban ka thënë se ishte e gatshme të paguante pjesën e tij për Ukrainën.

Orban u vu nën presion për të kërkuar falje në fillim të kësaj jave pasi postoi një foto të tij që tregonte hartën e Hungarisë, e cila përfshinte edhe pjesë të Ukrainës dhe vendeve fqinje.

Hungaria ka qënë më e tërhequr për sa i përket ndihmës për Ukrainën. Orban është përpjekur kryesisht të qëndrojë jashtë konfliktit, një pozicion që shihet si një tradhti nga vendet e tjera europiane.
Hungaria ka refuzuar të lejojë dërgesat e armëve të destinuara për Ukrainën të kalojnë nëpër territorin hungarez dhe ka bllokuar vendosjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë në sektorin e energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?