“I dashur Babagjysh, dua një veshkë për vëllain”

Një vogëlushe ka shlkruar një letër drejt Babagjyshit, ku i kërkon t’i realizojë vetëm një dëshirë. Vajza me emrin Kaitlyn ka kërkuar vetëm një veshkë për vëllain e saj të sëmurë. Kjo kërkesë po bën xhiron e botës dhe i ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar. “Foxnews” shkruan se vajza e kishte lënë një zarf disa ditë më parë në dyqanin Lowe’s Home Improvement në Franklin të SHBA-së.

Sipas medias ndërkombëtare çdo vit mijëra fëmijë vijnë në këtë vend për të treguar “sa mirë e kanë kaluar vitin” dhe gjithashtu për të lënë dëshirat rreth dhuratave të reja për Babagjyshin. Mes letrave të shumta, ata gjetën një që tërhoqi vëmendjen.

”I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju por unë po. Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllain tim të madh është një veshkë e re për transplantim. Ju lutem”,-shkruante vajza e cila kishtë përdorur edhe lapsa me ngjyra mjaft të ndezura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronarët e dyqanit nxituan ta shpërndanin letrën e njohur në të gjitha mediat e mundhsme për të kërkuar vogëlushen, dhe për ta ndihmuar të realizonte dëshirën e saj gjithashtu. ”Gjëja e parë që ne u përpoqëm të bënim ishte mbikëqyrja e kamerave, për të gjetur prindërit e fëmijës por nuk patëm fat”,-tha menaxheri i dyqanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?